Tanku rus godet shtëpinë e të moshuarve në Ukrainë, vdesin 56 banorë

Një tank rus kishte shtënë drejt një shtëpie kujdesi në qytetin lindor të Ukrainës, Kreminna, sipas kreut të administratës civile ushtarake të Luhanskut.

Me anë të një shkrimi në Telegram, Serhiy Hayday, tha se forcat ruse “në mënyrë cinike dhe të qëllimshme” hapën zjarr duke vrarë 56 banorë.

Hayday pretendoi se 15 të mbijetuarit u “rrëmbyen nga pushtuesit” përpara se të dërgoheshin në një shtëpi në Svatove,shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.