31 viktima nga tërmeti i fuqishëm në Shqipëri! Vijojnë kërkimet për mbi 20 persona të humbur! Shumica e tyre në Thumanë dhe zonën e Kënetës (video-live))

Më shumë se 24 orë nga tërmeti 6.4 ballë që goditi Shqipërinë një ditë më parë duke shkaktuar 31 viktima, vijojnë kërkimet për mbi 20 persona që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Forcat speciale po gërmojnë në 6 pika mes zonave të Durrësit, Kënetës dhe Thumanës.

Pjesa më e madhe e njerëzve të humbur raportohen në zonën e Kënetës në Durrës dhe Thumanë.