Tasholli: Kushtëzimi i BE-së ndaj nesh për liberalizim, jonjerëzor

Analisti politik, Ismail Tasholli, e ka kritikuar BE-në për zvarritjen e procedurave në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ai madje e ka quajtur si jonjerëzore ndaj nesh ndërlidhjen e liberalizimit me dialogun si kushtëzim për një rezultat.

“Bashkimi Evropian për neve në Kosovë është i pa-alternativë. E them këtë jo për kritikën që e kam për Evropën, por ashtu është me të vërtetë. Duhet t’i bëjmë dallime të Evropës politike dhe Evropës kulturore si opsione”.

“Borell nga BE-ja në mënyrë se si ka ardhur sikur e ka rikthyer imazhin e UNMIK-ut në kohën kur i ka injoruae institucionet dhe kanë qenë vendimmarrësit. Tashmë jemi shtet i pavarur dhe injorimi i institucioneve nuk ish dashtë të ndodhë”.

“Është e vërtetë që Josep Borell nuk e përfaqëson Spanjën por e përfaqëson BE-në këtu, dhe në këtë vizitë të tij shihet bojkoti që ia bën Veseli dhe po ashtu edheHaradinaj me dërgimin e Besnik Tahirit në takim”.

“Nëse i marrim parasysh premtimet e tyre që i kanë pasur në raport me institucionet tona për liberalizimin e vizave, shihet që është një zhgënjim i te gjithëve ne raport me BE-në, sepse tek e fundit edhe Bosnja është liberalizuar, edhe Bosnja ka probleme shumë më të mëdha se na, ka shumë probleme me territor, e me korrupsion, ka probleme me kamionë, por megjithatë është liberalizuar”.

“Mënyra se si BE-ja provon që liberalizimin e vizave ta ndërlidhë me dialogun si kusht ose si kushtëzim për një rezultat, më duket që është jonjerëzore. Por ajo çka vërehet tjetër është deklarata e tij në raport me SHBA-në që mua me duket sikur e tall kur thotë që ‘Amerika gjithmonë ka opsione, ka plane’, d.m.th vjen me një konfrontim shtesë që nuk e kam pas borxh Evropës”.

“Mos të harrojmë që brenda Evropës ka gjëra që s’e kanë pranuar pavarësinë/shtetësinë e Kosovës dhe konfrontimi i brendshëm gjithmonë ka qenë barrë për Kosovën, por edhe një barrë më tepër që të acarojnë marrëdhëniet e Kosovës në raport me Amerikën dhe duket që është shumë shqetësuese në vizitën e tij që është në Kosovë”, deklaroi Tasholli në Zona e Debatit në Klan Kosova.