Të dhënat satelitore: Koronavirusi mund ta ketë goditur Kinën verën e 2019-ës

Rritja e trafikut rrugor jashtë spitaleve në Wuhan përgjatë fundit të verës, e shoqëruar nga një rritje kërkimesh të simptoma të ngjashme me koronavirus, mund të thuhet se ka goditur Kinën para vjeshtës.

Data e supozuar është shumë më e hershme sesa që është spekuluar, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Një studim nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, i udhëhequr nga Dr. John Brownstein, analizoi të dhënat e siguruara nga sateliti.

Ekipi i tij ‘vuri re një rritje dramatike në trafikun spitalor jashtë pesë spitaleve kryesore Wuhan duke filluar në fund të verës dhe në fillim të vjeshtës së 2019-ës’.

Ai tha se rritja e trafikut ‘përkoi’ me një rritje të kërkimeve në internet për simptoma që janë ‘të lidhura ngushtë’ me koronavirusin, njoftoi ABC News.