Të premten në orën 15:00 hapet sistemi online për tërheqjen e 10% nga Trusti

Të premten në orën 15:00 hapet sistemi online për të tërhequr të hollat nga Trusti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në konferencën e përbashkët me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, Sokol Havolli, zëvendësguvernatori në BQK, lidhur me zbatimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ka thënë se kanë nisur punimet lidhur me zbatimin e saj.

Ndërsa kryesuesi i Bordit Drejtues të Trustit, Ruzhdi Morina tha se janë duke punuar në 24 orë në përgatitjen e fillimit të aplikimit për tërheqjen e mjeteve nga qytetarët.

Morina ka thënë se sot lansohet faqja e re në internet, që është http://www.trusti10.org.

Ai po ashtu tha se presin që pagesa më të madhe për të gjithë ata që aplikojë para datës 22 dhe 24 të këtij muaji, ta aplikojnë para festave të fundvitit

“Sot lansohet faqja e re në internet, që është www.trusti10.org, do të jetë një faqe e re e internetit. Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë, vetëm numri personal dhe llogaria bankare, lusim qytetarët që t’i konfirmojnë dy të dhëna për shkak se e lehtësojnë aplikimin. Në rast se këto dy të dhëna janë të sakta nuk do të ketë asnjë problem për aplikim dhe do procedohet tutje. Në bazë të aplikimit presim edhe të bëjmë shpejt pagesën e këtyre mjeteve. Presim që pagesa më e madhe për të gjithë ata që aplikojë para datës 22 dhe 24 të këtij muaji, do të aplikohen para festave të fundvitit” ka thënë ai.