Ministria e Shëndetësisë pritet t’i prezantojë masat e reja, pas vendosjes së Prishtinës në karantinë

Ministria e Shëndetësisë pritet që t’i prezantojë masat e reja, pas futjes së Prishtinës në karantinë.

Komuna e Prishtinës ka sqaruar se konferencën për shtyp do ta mbajë Ministria e Shëndetësisë, dhe jo kryetari i kësaj komune, Shpend Ahmeti.

“Dëshirojmë të sqarojmë se këtë nuk e kemi thënë apo lajmëruar në asnjë formë dhe se NUK është Komuna e Prishtinës ajo që do të mbajë konferencë për shtyp për masat e reja, por Ministria e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e tyre.