Të shtëna masive në qytetin gjerman të Hanau, raportohet për tetë të vdekur

Tetë njerëz raportohet të jenë vrarë pas një sulmi me makinë në dy bare në Gjermani.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, incidentet kanë ndodhur në Hanau, rreth 20 milje larg Frankfurtit rreth orës 11:00 të mbrëmjes, sipas kohës lokale.

Mediat gjermane raportojnë se dhuna ka të ngjarë të ketë lidhje me bandat, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Një burrë besohet të ketë hapur zjarr ndaj viktimave nga një makinë në lëvizje.

Pas kësaj sulmuesi shkoi në një rreth tjetër dhe kreu një sulm në një bar tjetër shisha në rrethin Kesselstadt.

https://twitter.com/i/status/1230241824092102658