Të shtëna me armë në dasmë, 2 të plagosur, njëri djali i deputetit

Rikoshetat e plumbave në një dasmë kanë shkaktuar 2 të plagosur në Tetovë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, dhe sipas burimeve të ALSAT, njëri prej të plagosurve është dërguar në spital në Shkup, më rëndë, ndërsa një tjetër në Tetovë, me plagë më të lehta.

ALSAT mëson nga burimet se njëri prej të plagosurve është djali i deputetit Xhevat Ademi, Fisnik Ademi.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton rastin.