Të shtëna me armë në Klinë, dyshohet për dy të plagosur

Pas disa të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur sonte në Klinë, dyshohet se kanë mbetur të plagosur dy persona.

Mësohet se përleshja me armë ka ndodhur pas një zënke verbale në mes dy qytetarëve.

Pas ndihmes së parë që kanë marrë në QKMF “Nëna Tereze” në Klinë, ata janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Spitalin e Pejës.