Të shtëna me armë te “Kafet e Vogla”, dyshohet se ka të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot te vendi i njohur si “Kafet e Vogla”, në rrugën “Fehmi Agani”.

Indeksonline raporton se të shtënat janë dëgjuar rreth orës 21:40, teksa dyshohet se ka edhe të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë dlaur njësitet policore të cilat kanë rrethuar zonën, si dhe autoambulanca.

Burime të Indeksonline thonë se deri te përdorimi i armës ka ardhur pas një përleshje fizike mes disa personave.

Indeksonline ka kontaktuar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë për të marrë më shumë detaje por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje akoma.

Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.