A do të marrë pjesë në votimin e Presidentit? Flet Besian Mustafa nga LDK

Besian Mustafa nga LDK ka thënë se do të respektojë vendimin e Kryesisë së LDK-së për të marrë pjesë në seancën ku pritet të votohet Presidenti.

Edhe pse sot është raportuar që Mustafa nuk është i sigurtë për vendimin e tij, vetë deputeti i LDK-së ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se e respekton vendimin e Kryesisë.

“Unë jam anëtar i kryesisë dhe do e respektoj vendimin e sotëm të LDK-së. Do të shkoj në seancë dhe do të votoj”, ka thënë Mustafa në T7.