Të shtëna me armë zjarri në Gllogjan, dyshohet për të vdekur dhe të lënduar

Para pak minutash, në qytetin e Deçanit janë dëgjuar të shtëna, nga ku dyshohet të ketë edhe të plagosur.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se nga ky rast ka humbur jetën jë person.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se nga incidenti janë plagosur dy persona, teksa Policia është duke e hetuar rastin tutje.

“Rreth orës 19:00, Policia është njoftuar se në fshatin Gllogjan ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të një autobusi. Me këtë rast, Policia është në dijeni se dy persona kanë pësuar lëndime. Policia është në vend të ngjarjes dhe duke e hetuar rastin”, ka thënë Gashi për Indeksonline.