Të shtëna me armë zjarri në Pejë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mëngjesin e sotëm në Pejë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”.

Kështu tha për Klankosova.tv Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.

Gashi tha se nuk ka të lënduar nga ky rast.

Ai theksoi se ka vetëm dëme materiale tek një lokal (mishtore).

Policia po e heton rastin