Vuloset kthimi në pushtet i Netanyahut, arrihet marrëveshje për formimin e qeverisë së re në Izrael

Të mërkurën është rënë dakord për një qeveri të re që shihet si më e djathta në historinë e Izraelit, duke vulosur kthimin në pushtet të Benjamin Netanyahut.

Netanyahu, i cili fitoi zgjedhjet në nëntor, do të shërbejë një mandat të gjashtë historik si kryeministër.

Koalicioni i tij përmban parti të ekstremit të djathtë, duke përfshirë një, lideri i së cilës dikur ishte dënuar për racizëm anti-arab, raporton BBC.

Palestinezët kanë frikë se Qeveria e re do të forcojë gjithashtu kontrollin e Izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Kam arritur të formoj një Qeveri”, shkroi Netanyahu në Twitter, vetëm disa minuta para mesnate me orën lokale.

Partnerët e koalicionit të Netanyahut refuzojnë idenë e një zgjidhjeje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez – formula e mbështetur ndërkombëtarisht për paqen që parashikon një shtet të pavarur palestinez në Bregun Perëndimor së bashku me Izraelin, me Jerusalemin si kryeqytetin e tyre të përbashkët.