Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë

Raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në Breg të Diellit në Prishtinë nga persona të dyshuar nga dy vetura në lëvizje.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka konfirmuar rastin duke shtuar se policia janë në vend të ngjarjes dhe se detajet shtesë do të bëhen të ditura ndërkohë.

“Për momentin mund të konfirmoj se rreth orës 17:10 është pranuar një informatë për gjuajtje me armë në Rr. ‘Xheladin Hana’ në Prishtinë. Persona të dyshuar, nga dy vetura në lëvizje, kanë shtënë me armë. Policia ka dal në vend-ngjarje, për informata tjera u njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi.