Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet për një të plagosur

Të shtëna me armë në zonën e Troportit në qytetin bregdetar të Vlorës.

Nga informacionet e para raportohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Policia gjendet në vendin e ngjarjes, ku do të ngre grupin e punës për të zbuluar edhe shkaqet.