Tejkaloi në vijë të plotë, kosovarja dënohet me 150 euro dhe i merret patentë shoferi për tre muaj

Një 44-vjeçare është gjobitur nga policia në Ferizaj, pasi ishte incizuar duke tejkaluar në vijë të plotë.

Përmes një komunikate për medie, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, njofton se mori veprimet e duhura policore dhe ka arritur ta identifikojë personin, e cila me automjet shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, duke bërë tejkalim në vijë të plotë , ne një rrugë të qytetit të Ferizajt.

“Kjo informatë, me foto u dërgua nga një qytetarë në adresën e policisë”, thuhet në komunikatë.Tutje policia sqaron se “e ftoi qytetaren G.B (F/SH/K) 44 vjeçare, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor të Ferizajt dhe ajo, në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor”, thuhet në komunikatë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj u bën thirrje qytetarëve që në raste si ky i kundërvajtjes në trafik, ta njoftojnë policinë pa hezitim./Fokusi.info/