Telekomi lidhë marrëveshje me Digitalb, kontrata është mbi 1 milionë euro

Telekomi i Kosovës ka nënshkruar kontratë me Digitalb për blerjen e programeve të këtij operatori. Shuma e kësaj kontratë për “furnizim me programe të Digitalb” kap shifrën 1 milionë e 300 mijë euro.

Sipas dokumentit të kontratës të publikuar në prokurimin publik, nuk është caktuar kohëzgjatja e kontratës.

Deri më tani disa programe të Digitalb janë transmetuar vetëm në kabllorët privat, dhe para kësaj kontrate Digitalb ka shkëputur marrëveshjet me këta operatorë./Fokusi.info/