“Tenderi 1.3 milion euro”- Deputeti Haxhiu ngre dyshime: Prokuroria ta hetoj Hajrullah Çekun dhe Agim Ademin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka ngritur një shqetësim e që sipas tij ka të bëjë me rregullimin e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Periskopi.

Haxhiu ka thënë se Prokuroria e Shtetit duhet të hetojë kontratën në vlerë prej 1.3 milion eurove për rregullimin e këtij stadiumi me bari sintetik.
Ai ka vlerësuar se përveç se kjo kontratë u dha në mënyrë njëburimore, shuma e kësaj kontrate nuk është as reale.

“Unë e kam ngritur në Kuvend këtë zhvatje, vjedhje, korrupsion të Qeverisë dhe kam kërkuar që Prokuroria të hetoj këtë rast, ku u “tretën” 1 milion euro me kontratën një burimore? Si u transferuan paret nga MKRS në OJQ dhe si u formua komision i përbashkët MKRS-FFK, me qëllim zhvatjen e 1 milion eurove”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Sipas tij bari sintetik hibrid në treg kushton diku rreth 270 mijë ose 300 mijë euro.

“Si u transferuan paret nga MKRS në OJQ dhe si u formua komision i përbashkët MKRS-FFK, me qëllim zhvatjen e 1 milion eurove.Degradim i sportit, keqpërdorime, zhvatje, dështime në infrastrukturën sportive, dështime në organizim, dhunë fizike edhe në garat e fëmijëve – kjo është pasojë e keqmenaxhimit që po ndodh në sektorin e sportit. Ministri del merr poza e lavderohet me zhvatjen e 1 milion eurove të paras publike”, ka thënë ai.

Reagimi i plotë:

Zhvatësit në aksion!

Ministri duhet te tregoj për kontratën një burimore për fushën me bari sintetik hibrid në vlerë 1.3 milion qe në çmimet e tregut nuk kushton me shumë se 270-300 mijë euro.

Unë e kam ngritur në Kuvend këtë zhvatje, vjedhje, korrupsion të Qeverisë dhe kam kërkuar që Prokuroria të hetoj këtë rast, ku u “tretën” 1 milion euro me kontratën një burimore?

Si u transferuan paret nga MKRS në OJQ dhe si u formua komision i përbashkët MKRS-FFK, me qëllim zhvatjen e 1 milion eurove.

Degradim i sportit, keqpërdorime, zhvatje, dështime në infrastrukturën sportive, dështime në organizim, dhunë fizike edhe në garat e fëmijëve – kjo është pasojë e keqmenaxhimit që po ndodh në sektorin e sportit.

Ministri del merr poza e lavderohet me zhvatjen e 1 milion eurove të paras publike.

– HAJNAT në BURG!

Lini një Përgjigje