Ekskluzive: Si kërkoi specialja fakte në Serbi kundër Adem Jasharit, Hashim Thaçit, Sami Lushtakut, Rexhep Selimit e të tjerëve

Gazeta Infokus ka siguruar dëshmi ku dyshohet se Task Forca Speciale Hetuese në kuadër të speciales ka kërkuar dëshmi e fakte në Serbi kundër Hashim Thaçit, Sami Lushtakut, Rexhep Selimit e të tjerëve.

Në mesin e mijëra dokumenteve ekskluzive të siguruara nga Gazeta Infokus është edhe një letër që prokurori udhëheqës David Shwendiman kërkoi dokumente në Serbi nga Vladimir Vukcevic ish-prokuror për krime lufte.

“Duke u nisur nga koordinimi i vazhdueshëm i zyreve tonë dhe takimi jonë i mbajtur më 1 qershor 2015, me respekt ju kërkoj që Zyra juaj të na furnizoj me kopje të rasteve që kanë të bëjnë me terrorizëm nga grupet e organizuara të armatosura të kryera nga shqiptarët e Kosovës në periudhën 1981-1999, duke përfshirë veprat penale të kapitullit XV në kodin kriminal të SFRY. Ne kërkojmë dokumentet në vijim:

Padi,

Gjykime, si të instancës së parë ashtu edhe instancës së dytë, duke përfshirë Gjykatën Supreme etj.

“Për më shumë, me mirësi ju kërkojmë nëse është e mundur që dokumentet e para duhet të jenë në lidhje me rastin KT nr. 139/96, gjykimi K nr. 37/97 gjykuar nga Gjykata e Distriktit të Prishtinës ndaj personave në vijim: Besim Rama, Idriz Asllani, Adem Jashari, Jakup Nura, Fadil Kadriu, Nuredin Lushtaku, Sahit Jashari, Hashim Thaçi, Sami Lushtaku, Rexhep Selimi etj”, thuhet në këtë dokument që ka siguruar Infokusi.

One thought on “Ekskluzive: Si kërkoi specialja fakte në Serbi kundër Adem Jasharit, Hashim Thaçit, Sami Lushtakut, Rexhep Selimit e të tjerëve

  1. Pingback: Çka përmbajnë mijëra faqe dosje të speciales që iu dorëzuan OVL-UÇK-së (Dokument) | FOKUSI

Comments are closed.