Vdekja e pacientit, Bajraktari mbron mjekun: Sonte quhem Kushtrim, s’do të doja të quhem Rifat

Kardiologu, Gani Bajraktari, ka reaguar pas lajmit se një pacient në Klinikën e Kardiokirurgjigjisë ka vdekur, ndonëse mjeku, Kushtrim Shala, operacionin e kishte cilësuar si të suksesshëm.

Bajraktari tha se mjeku që kreu operacionin bëri gjënë e duhur, pasi sipas tij, në rast se pacienti nuk do të operohej, shanset për të shpëtuar do të ishin zero, e nëse operohej shanset ishin mbi 50 për qind që të shpëtonte.

“Përditë kemi raste të tilla në kardiologji tek pacientët me infrakt akut dhe shok kardiogjen, që nëse NUK e fusim në sallë pacienti vdes gati 100%, e nëse e fusim në sallë shanset për të shpëtuar janë rreth 50%!”

“Gjithmonë, personalisht rekomandoj opsionin e dytë, ani pse mos-futja në sallë e një pacienti të tillë që 100% do vdes, do më ”shfajësojë” tek opinioni i kontaminuar mjekësor e jo-mjekësor në Kosovë!”

“Kushtrimi e kishte obligim moral, etik e profesional që të fuste pacientin në sallë! Për më tepër ai e kishte edhe obligim ligjor, sepse drejtori i tij ia kishte dhënë këtë detyre duke e vënë kujdestar për raste urgjente (siç ishte rasti i pacientit fatkeq). Do te ishte vepër e rende penale nëse ai nuk do e fuste ne salle pacientin”, ka shkruar Bajraktari.