Tentoi të vidhte lokalin e banesën! Banorët në Berat thyejnë karantinën, kapin hajdutin dhe ia dorëzojnë policisë (FOTO)

Një 30-vjeçar në Berat pasditen e sotme ka thyer karantinën duke tentuar të hyjë në një lokal dhe banesë për të vjedhur, teksa pronari ishte larguar prej disa ditësh. Por në momentin që ka tentuar që të futet në banesë, hajduti është pikasur nga fqinjët, të cilët kanë dalë nga shtëpitë duke thyer karantiën për të ndaluar të riun. Banorët e lagjes ‘Uznovë’ e kanë kapur 30-vjecarin që ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij duke ia dorëzuar policisë.

Shqiptarja.com sjell pamjet e momentit kur i riu është kapur nga banorët e lagjes.