Tentojnë të grabisin nën kërcënimin e armëve

Dy persona derisa ishin duke punuar në një pompë të derivateve në fshatin Dobrushë të Istogut, kanë raportuar se dy të dyshuar të panjohur të maskuar dhe nën kërcënim të armës u kanë kërkuar para.

Ata pasi nuk kanë arritur të grabisin asgjë janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë pa targa.

Rasti vazhdon të hetohet.