Rikthimi i opozitës në tryezën e dialogut, reagon Rama: Duhet përgëzuar…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të opozitës për t’u rikthyer në tryezën e dialogut të Reformës Zgjedhore.

Sipas Ramës për më shumë se një vit rruga e konfliktit ka çuar deri në ekstremin e mosarsyes.

Por kryeministri tashmë ka përgëzuar vendimin e opozitës për t’u rikthyer në tryezën e dialogut, madje ka premtuar se të gjitha rekomandimet do integrohen në ligjin e ri zgjedhor.

Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor?”, shkruan Rama.