Tërmet me magnitudë 4.4 ballë, epiqendra në Fushë Arrëz

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë ka lëkundur pasditen e sotme Fushë Arrëzin, në veri të vendit.

Lëkundja e tërmetit është regjistruar në orën 17:37:09 me orën lokale.

Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thellësia është 10 km.

Nga të dhënat e para nuk raportohet për dëme materiale.