Tërmeti godet Greqinë, Kreta, Athina dhe gjithë Peloponezi nën ethet e frikës

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka goditur sot Greqinë.

Tërmet e pati burimin në veriperëndim të Chania, në Kretë por u ndje shume edhe në Athinë. Tërmeti u regjistrua në orën 8:23 në mëngjes.

Njoftimi u dha nga Instituti Euro-Mesdhetar.

Epiqëndra e tërmetit ishte 74 km në perëndim të Chania.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë në gjithë Peloponezin.

Sipas vlerësimeve, tërmeti kishte thellësia fokale prej 56 km.