Tërmeti godet Serbinë

Serbia është goditur nga një tërmet prej 4.2 shkallësh.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti ka ndodhur para një orë e gjysmë.

EMSC raporton se epiqendra llogaritët të jetë 46 kilometra nga Kragujevci.

Dridhjet e tokës thuhet se janë ndjerë edhe në Çuprija.

Ende nuk raportohet për dëme apo për të lënduar.

Thellësia e lëkundjes së tokës llogaritet të jetë 3 kilometra.