Tërmeti na tregoi se s’ka rëndësi kush jam unë e kush je ti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është drejtuar edhe njëherë publikisht kreut të PD-së, Lulzim Basha, transmeton fokusi.info.

Sipas tij, njerëzit kanë nevojë për njërëz dhe jo për parti, kanë nevojë për njerëzillëk dhe jo karshillëk.

“Për cilën arsye në botë nuk duhet të jemi bashkë sot, kur njerëzit kanë nevojë për NJERËZ, JO PËR PARTI; kur ata që janë në hall kanë nevojë për NJERZILLËK, JO KARSHILLËK; kur fundja, tërmeti na tregoi se S’KA RËNDËSI KUSH JAM UNË E KUSH JE TI!”, shkruan Rama në llogarinë e tij në Facebook.

“I dashur Lulzim, asgjë më të keqe s’mund të bëjë një politikan në këto ditë të zymta, se sat ë kërkojë raste njerëzish ende të pasistemuar për t’i përdorur për politikë! KA shumë akoma që duan dorën tonë dhe ngrohtësine e kujtdo që mundet t’ua japë! Eja të bashkëpunojmë”, ka shkruar tutje Rama.”

Rama ka bërë thirrje për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti, pasi që kanë përjetuar një zyti të madhe!./Fokusi.info/