Nitaj i AAK-së thumbon pozitën: Qeveri ‘me hu në krah’

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Muharrem Nitaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për shkarkimet e fundit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është obligim i zyrtarëve shtetërorë të arsyetojnë secilin veprim që ndërmarrin duke përfshirë edhe largimet e njerëzve nga pozitat publike.

Postimi i plotë i Nitajt:

“Qeveria me “hu ne krah”

Ne mos asgje tjeter, kryeministri dhe jo pak prej ministrave te tij, e dijne se nuk ka pergjegjesi kolektive dhe cdo shkarkim kolektiv eshte vendim arbitrar i nje qeverie me “hu ne krah”!

Nuk mund te arsyetohet vendimi per shkarkimet komplet te bordeve, sepse eshte e pamundur qe ndonjeri prej tyre te mos e kete kryer detyren me pergjegjesi e profesionalizem.

Nuk e di se si jane emeruar konzujt ne sherbimin diplomatik te Kosoves dhe e marr me mend se disa prej tyre, do te duhej shkarkuar me urgjence, por qeveria duhet ta arsyetoj njepernje, shkarkimin e secilit, e jo tu “mshoj fshise”, krejt atyre qe ata i shohin si krahun e kundert poltik!

Opinioni publik duhet te jete i informuar per cdo shkarkim deri ne detaje, duke perfshire edhe sekretaret e ministrive, e jo keshtu si po behet. Une nuk e perjashtoj mundesine qe ndonjeri prej tyre mund te jete strumbullar i korrupsionit ne dikasteret e tyre, por eshte detyre e qeverise qe cdo vendim ta aryetoje deri ne hollesi e jo te jepen arsyetime te pergjithesuara.

Prandaj mos u cudini me memet e qeveritareve me fshese ne krah!” (sic.), ka shkruar Nitaj.