Tërmkolli: Albini e rrëzoi qeverinë Kurti, dezertoi e u frikësua nga dialogu

Për raportin e Parlamentit Evropian që thotë se Qeveria Kurti u rrëzua nga dezinformatat ka reaguar edhe ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli.

Ai ka thënë se ky fakt i paraqitur në atë raport është i pavërtetë.

Siç shprehet Tërmkolli, është vetë Kurti ai që rrëzoi qeverinë e vet.

Postimi i plotë:

Qeverinë Kurti e rrëzoi Albini

Raporti i gazetarëve të artikullit për PE lidhur me Qeverinë Kurti ështe i pavërtetë, madje edhe tendencioz, është fake neës. Qeverinë Kurti e rrëzoi Albini. Ai dezertoi, iku, u frikësua nga bisedimet me Serbinë. I cënoi rëndë raportet e Kosovës me SHBA-të. Për taksën dhe reciprocitetin, i mashtroi edhe SHBA-të edhe popullin e Kosovës edhe partnerin qeverisës, LDK-në. Prandaj Qeverinë Kurti, nuk e rrëzoi një fake neës por mashtrimi i tij i vërtetë.