Pas Vitalyt edhe Wladimir Klitschko paraqitet në ushtrinë ukrainase

Ish-kampioni i botës në boks, Wladimir Klitschko, është paraqitur në përbërjen rezervë të ushtrisë së Ukrainës. Me këtë, ai është i gatshëm të kapë armën në rast se vije deri te një luftë mes vendit të tij dhe Rusisë.

Pak më larg është shkolla e vajzës sime. Shkolla aktualisht është e mbyllur, pasi ambasadorët i kanën kthyer familjet e tyre në shtëpi. Dashuria për qytetin, shtetin, familjen e vajzën time më ka sjell sot këtu, që të marr pjesë në mbrojtjen territoriale”, ka thënë Wladimir Klitschko për CNBC të martën.

Ditë më parë, edhe vëllai i tij, Vitaly Klitschko, që është kryetar i Kievit, u paraqit në përbërjen rezervë të ushtrisë së Ukrainës.

Si Vitaly ashtu edhe Wladimiri, për shumë vite e dominuan peshën e rëndë në boks.