Rikthehet “Balena Blue”

Dy motra në Rusi duket se nuk kanë qenë aq me fat, pasi u vetëvranë duke u hedhur nga çatia e pallatit.  “Blue Whale” (Balena e Kaltër) ose që shpesh është përdorur si “Balena Blue” është një ndër trendet më të frikshme që ka pushtuar internetin, duke u marrë jetën dhjetëra të vegjëlve

Loja e frikshme rrezikoi edhe disa fëmijë në Shqipëri, por për fat të mirë askush prej tyre nuk shkoi deri në nivelin e fundit të lojës, e cila ishte vetëvrasja.

Maria Vinogradova, 12 vjeç dhe gjysmë-motra e saj, Anastasia Svetozarova, 15 vjeç, dyshohet se u vetëvranë pasi po luanin lojën “Balena blue”.

Ato u hodhën nga kati i dhjetë në qytetin Ishevsk. Policia ka nisur hetimet.
Qindra fëmijë në Rusi janë pjesë e lojës famëkeqe, e cila shënjestron kryesisht fëmijët depresivë.

Nga ana tjetër, dy motrat raportohet të ishin natyrë depresive. Njëra prej tyre ishte në krizë,  pasi mamaja e kishte kritikuar pse ishte në një lidhje./gazetaexpress/