Zelensky i drejtohet Putinit: Ky është shansi juaj i vetëm për të ndalur humbjet e mëdha

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka postuar një video të re në Facebook. Ai iu drejtua ukrainasve para pallatit presidencial, shkruan Demokracia.com.

“Negociatat kuptimplote të paqes dhe sigurisë janë mundësia e vetme për Rusinë që të zvogëlojë dëmin nga gabimet e veta. Është koha për t’u takuar. Është koha për të folur. Është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë të tilla që do t’ju duhen gjenerata për t’u forcuar sërish”, tha Zelensky. /Demokracia.com/