Gjakovari i’a vë flakën shkurreve të tij, zjarri del jashtë kontrollit

Një qytetarë i komunës së Gjakovës i’a ka vënë zjarrin shkurreve në pronën e tij, por zjarri është përhapur me shpejtësi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, zjarri i ndezur ka dal jashtë kontrollit duke u përhapur edhe në pronat e tjera, shkruan lajmi.net.

Njësia e zjarrfikësve ka dalur në vendin e ngjarjes duke e lokalizuar dhe e fikur zjarrin.

I dyshuari për vënien e zjarrit është arrestuar, por pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.