Thaçi i përgjigjet ftesës së Komisionit Hetimor

Ka filluar raportimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi para Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq.

I pari i shtetit ka kërkuar që ky takim të jetë i hapur për media. Më 23 prill (të martën) kreu i vendit ka qenë i ftuar të raportojë, por ka munguar.

Zyra e Presidencës ka kërkuar që raportimi i tij të shtyhet për sot dhe kjo kërkesë është aprovuar.

Presidenti deri më tani ishte ftuar katër herë për t’u intervistuar, ndërsa nuk ishte paraqitur asnjëherë.