Thaçi: Kujtimi për veprimtarin Gani Sylaj, i përjetshëm

Komuna e Drenasit ka përjetuar një ndarje të rëndë, të atdhetarit, nënkryetarit, Gani Sylaj.

Gani Sylaj që u dekorua disa ditë më parë me medalje presidenciale për veprimtarinë dhe atdhetarinë, ka vdekur sot.

Presidenti Thaçi ka marrë më pikëllim lajmin për vdekjen e tij, derisa thotë se kujtimi për të do të jetë i përjetshëm.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e atdhetarit dhe mikut tim, Gani Sylaj. Vepra, maturia dhe urtësia e tij kanë qenë dhe do të mbeten frymëzim për shumë gjenerata. Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë të afërmeve të tij. Kujtimi për veprimtarin Gani Sylaj do të jetë i përjetshëm”, ka shkruar ai në facebook.