Presidenti Thaçi shpall “Hero i Kosovës” dëshmorin Fatos Krasniqi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”,  dëshmorin Fatos Krasniqi, shkruan Fokusi.info.

“Nderimi për dëshmorët do të jetë i përjetshëm, kurse kujtimi për ta i paharrueshëm”, ka shkruar Thaçi.

Statusi i plotë:

Me urdhrin “Hero i Kosovës”, sot e dekorova dëshmorin Fatos Krasniqi. Ai ishte pjesëmarrës në shumë beteja përgjatë magjistrales Prishtinë-Pejë dhe në Grykën e Llapushnikut. Nderimi për dëshmorët do të jetë i përjetshëm, kurse kujtimi për ta i paharrueshëm. HTH/Fokusi.info