Thaçi për emërimin e Palmer: Mirëpres rritjen e rolit të SHBA’së në Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, ka emëruar Zëvendës Ndihmës Sekretarin Matthew Palmer si Përfaqësuesin e tij të Posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Për këtë gjë ka reaguar Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se është e mirëseardhur rritja e rolit të SHBA-së për integrimin e Kosovës dhe gjithë regjionit në instancat më të larta Euro-Atlantike.

“ Uroj emërimin e Mathew Palmer si përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor dhe mirëpres një rol të rritur të SHBA’së për integrimin e Kosovës dhe tërë rajonit drejt kombeve Euro-Atlantike”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Presidenti Hashim Thaçi vazhdimisht ka kërkuar që SHBA’të të përfshihen në çështjen e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Madje kur Merkel dhe Macron kishin thirrur Samitin e e Berlinit, Thaçi kishte thënë se pa përfshirjen e SHBA’së nuk mund të ketë zgjidhje finale me Serbinë.