Thaçi përplas PSD-në me Vetëvendosjen

Dy përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri dhe Liburn Aliu janë përplasur në mes vete lidhur me kompetencat e liderëve në dialogun Kosovë Serbi.

Liburn Aliu nga Vetëvendosje ka thënë se vendimi i PSD-së dhe shkuarjes së kryetarit të kësaj partie, Shpend Ahmeti në Ekipin Negociator ka qenë shkelja më e rëndë që është bërë në vend që nga pas lufta.“Kryeministri mund të marrë vendime të gabuara.

Dhe ne mund të hedhim sërish gaz lotsjellës. Pse ti e degradon institucionin e vendit karshi Serbisë. Kjo që e keni bërë ka qenë shkelja më e rëndë që nga pas lufta. E keni degraduar institucionin karshi Serbisë. Mundesh me i thanë kryeministrit e ke dëmtuar Kosovën karshi Serbisë”, tha Aliu.

E për këtë ka reaguar Visar Ymeri nga PSD. Shtoi se partia e tij me Shpend Ahmetin ka mbërritur konsensusin e partive politike karshi dialogut Kosovë- Serbi.“Ne e kemi arritur konsensusin e mekanizmit sepse ju e doni vetëm një njeri ta udhëheqë dialogun. Keni bërë bojkot”, tha Ymeri në rtv Dukagjini“Fat i mirë është që Kushtetuesja e ka rrëzu vendimin tuaj për dialog”, Tha Aliu nga VV.

Kurse Ymeri e ka pyetur Aliun nëse janë kundër Thaçit si udhëheqës i dialogut“A jeni kundër që Thaçi të jetë kryenegociatori? A jeni i kundër që Thaçi të jetë në negociata i vetëm”, pyeti Ymeri.

“Ne kemi qenë gjithnjë kundër tij. Jemi dhe do të mbesim gjithnjë kundër tij”, përfundoi Aliu.