Ja sa para shpenzuan kosovarët për festën e Vitit të Ri

Sonte është shënuar nata e ndërrimit të motmoteve.

Shpenzimet e pa kontrolluara të qytetarëve të Kosovës për festat e fundviti për shumë kë janë të pa kapshme.

Madje këto shpenzime kapin shifra milionëshe. Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve bëhet për pije dhe ushqim.

Me 18 për qind të popullsisë në varfëri të plotë dhe 5 për qind e tyre në varfëri ekstreme, megjithatë kosovarët dalin se janë mjaftë meraklinjtë në festa, sidomos për festat e fundvitit.

Në këtë periudhë kohore qytetarët me të varfër në Evropë shpenzojnë miliona euro, derisa mbi 80 për qind e familjeve në Kosovë e festojnë vitin e ri.

Sipas raportit “Shpenzimet e familjeve kosovare për festat e fundvitit, 2019” i realizuar nga Uboconsulting, çdo familje në Kosovë shpenzon mesatarisht mbi 150 euro për këto festa, ndërsa në total shpenzimet shkojnë në 36 milionë euro.

“81 për qind e familjeve në Kosovë i festojnë festat e fundvitit”, thekson raporti.