Thaçi përsëri telefonatë nga SHBA

Presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar se para pak minutash ka biseduar edhe me ndihmës sekretarin amerikan, Wess Mitchell.
Thaçi tha se me Mitchell ka biseduar për situatën politike në vend ku janë pajtuar që të vazhdohet faza e fundit e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Mitchell i ka siguruar Thaçit që të gjitha institucionet e SHBA’së japin mbështetjen e plotë Republikës së Kosovës për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cilla sjell paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Një bisedë telefonike kisha edhe me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell, me të cilin bisedova për situatën politike në Kosovë. Ne u pajtuam që ta vazhdojmë përkushtimin tonë në fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të gjitha institucionet në SHBA janë në mbështetje të Republikës së Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila përfundimisht do të sjellë paqe dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor. Kosova është unike dhe plotësisht e vetëdijshme për këtë mundësi historike”, ka shkruar Thaçi në Facebook.