Thaçi: Po e pret mbajtjen e Kuvendit zgjedhor të LDK-së

Thirrjet e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme nuk e kanë vënë në lëvizje presidentin Thaçi, i cili duhet të zhvillojë konsultat me subjektet politike dhe koalicionin qeverisës.

Kjo është procedura kushtetuese që duhet ndjekur para se të shkohet në zgjedhje të parakohshme, përderisa Kuvendi nuk e shpërbën vetveten me dy të tretat e votave të të gjithë deputetëve.

Sponzor

Sipas burimeve të gazetës “Koha Ditore”, presidenti Thaçi edhe së paku dhjetë ditë nuk do të marrë vendim për zgjedhje. “Po e pret mbajtjen e Kuvendit zgjedhor të LDK-së”, ka thënë një burim.

Zgjedhjet për kryetar të LDK-së do të mbahen më 3 gusht. Rreth kësaj, gazeta ka adresuar pyetje në Zyrën e presidentit, por ka munguar përgjigjja. Prej dy ditësh, Zyra e presidentit nuk ka dhënë asnjë informacion se kur do të nisin konsultat me partitë dhe sa do të zgjasin ato.Por deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka thënë se zhvillimet brenda partisë së tyre nuk janë punë e presidentit, “dhe ai duhet të rrijë larg tyre”.

Sipas saj, deri të mërkurën nuk u ka shkuar asnjë kërkesë për konsultime.