Thaçi takohet me Zaevin, a po nis bashkëpunimi për zgjedhje të parakohshme?!

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi sot është takuar me kryeministrin Zoran Zaev. Siç mëson TetovaSot, në këtë takim është biseduar për situatën aktuale në vend si marrja e datës për negocitatat e vendit në BE, zgjedhjet e parakohshme dhe shumë çështje tjera.

Pas marrjes së mandatit të kryeministrit Zaev, ka pasur shumë takime mes Thaçit dhe Zaevit, ku Thaçi ka mbështetur qeverinë në shumë sfera si ndryshimi i emrit, votimi i dygjuhësisë dhe shumë çështje tjera në interes të shtetit dhe shqiptarëve.

Me sloganet “Në rrugë të drejtë” dhe “Rimëkëmbje të Maqedonisë”, dy subjektet nga blloku politik maqedonas promovuan fushatën për rishikimin dhe përpilimin e programeve të reja zgjedhore./TetovaSot