Thaçi tregon se a është marrë në pyetje nga prokurorët e Dhomave Speciale për trafikim organesh dhe “shtëpinë e verdhë”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar intervistimin nga ana e prokurorëve të Dhomave të Specializuara në Hagë pas katër ditësh.

Mes tjerash, Thaçi deklaroi se gjatë intervistimit të tij katër ditor nuk është pyetur për akuza që kanë të bëjnë me të ashtuquajturën “shtëpinë e verdhë” apo trafikim organesh.

“Unë sonte nuk e kam të drejtën të flas për asnjë informacion për deshminë time tash e 4 ditë, mirëpo lidhur me pyetjen tuaj mund të konfirmoj se nuk jam pyetur për pretendime të tilla në asnjë rast”, ka deklaruar Thaçi para mediave.