Florent Hadërgjonaj arrin në Prishtinë, pritet nga kryetari i “Dardanëve”

Florent Hadërgjonaj ka arritur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë para fillimit të përgatitjeve për dy ndeshjet e muajit qershor.

Fillimisht, më 7 qershor, Kosova përballet me Malin e Zi në Podgoricë, ndërkaq tre ditë më vonë në Sofje është mysafir i Bullgarisë, shkruan Zëri.info.

Ndërsa, së shpejti futbollistët e drejtuar nga Bernard Challandes do t’i fillojnë përgatitjet për dy ndeshjet e sipërpërmendura.

Tashmë në Prishtinë ka arritur edhe prurja më e re e Kosovës, Florent Hadërgjonaj, i cili ka vizituar sot zyret e FFK-së.