Vdes personi që u plagos nga grabitësit në Mitrovicë

Ka vdekur personi, i cili është plagosur pak më parë në lokalin e tij në Mitrovicë.

Rastin, për Klankosova, e ka konfirmuar zëdhënësja e Spitalit të Mitrovicës, Nita Mustafa-Hakaj.

“Mund të konfirmoj se një person i plagosur, që kishte ardhur për trajtim, ka ndërruar jetë. Meqë tash ka ndodhur e gjithë ngjarja, nuk mund të deklaroj informacione tjera”, tha Mustafa-Hakaj.

Kujtojmë se Policia e Kosovës për këtë rast ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar një armë.