Thellohet tragjedia: Shkon në 43 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

Ka shkuar në 43 numri i të vdekurve nga tërmeti, i cili goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Ekipet e shpëtimit janë në kërkim edhe të 15 personave të tjerë të mbetur nën rrënoja në Durrës, ndërsa në Thumanë kanë përfunduar kërkimet.

Kërkimet po vazhdojnë me intensivisht në 3 pika të qytetit bregdetar, Kënetë, hotel Mira Mare dhe tek ‘2 Gjelat’.

Numri i të lënduarve ka shkuar mbi 650.

Lëkundjet e tokës në Shqipëri kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Deti Adriatik ishte epiqendra e një tërmeti i cili u regjistrua prej 5.1 shkallë të Rihterit