Themeluesin e Talebanëve e presin si hero në Afganistan/ Rikthehet në Kabul pas 20 vitesh (VIDEO)

Talebanët kanë postuar një video triumfuese që tregon mbërritjen në Kandahar të një prej bashkë-themeluesve të grupit që tashmë ka pushtuar Afganistanin.

Një grup i madh njerëzish presin me brohorima Mullah Abdul Ghani Baradar, i cili u rikthye në Afganistan pas 20 vitesh i dëbuar, pas përpjekjeve të Perëndimit për të eliminuar kërcënimin taleban.

Të dielën, forcat e tij u ftuën në Kabul, dhe tani kreu i talebanëve pritet të jetë lideri i ardhshëm i vendit.

53-vjeçari ka qenë zëvendës i ish-shefit të talebanëve Mullah Mohammed Omar, i cili mbështeste grupin e Osama Bin Laden, Al-Qaeda.

Zëdhënësi i talebanëve, M. Naeem postoi pamjet të mbërritjes së tij në Afganistan dhe një grupi eskorte që e shoqëronin.