Video e arrestimit të gruas serb që provokoi e deshi të ikte në Urën e Ibrit

Dje është raportuar se një serbe me flamurin e shpalosur serb ka kaluar Urën e Ibrit duke provokuar me thirrje nacionaliste.

Pastaj ajo ka tentuar të ikë në pjesën veriure, por është penguar nga një polic i Kosovës.

Polici i Kosovës nuk e lejoi të ikte serben që provokoi me flamur serb mbi Ibër, ndërsa ajo bërtiste “Help, help…”.Polici nuk e lëshon të ikë dhe pret patrullën e cila e arreston provokatoren.