Theret me thikë një person në “Dardani”, Policia jep detaje

Policia e Kosovës ka bllokuar pjesën te bulevardi “Bill Clinton” në Prishtinë, pasi që një person është therur aty me një mjet të mprehtë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes dhe personi i lënduar tashmë është dërguar për trajtim.

“Sot rreth orës 18 :30, kemi marrë informatën se një person i lënduar ndodhet në rrugën Bill Klinton në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se lëndimet e personit janë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.